Krerët e Torinos janë të gatshëm t'i ofrojnë një kontratë të re afatgjate trajnerit Walter Mazzarri, bën të ditur "Tuttosport" të dielën.
Mazzarri 57-vjeçar ka marrë postin e trajnerit të Torinos në janar të vitit 2018.
Te Torino janë shumë të kënaqur me punën e trajnerit italian dhe i kanë ofruar atij një kontratë të re të vlefshme deri në qershor të vitit 2023.
Kontrata aktuale e Mazzarrit skadon në fund të stinorit.
Mazzarri më herët ka drejtuar skuadrat si Reggina, Sampdoria, Napoli, Inter dhe Watford. Periudhën më të mirë e pati në krye të Napolit.