Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Torino huazon Miranchukun

Skuadra e Torinos ka siguruar shërbimet e mesfushorit Aleksei Miranchuk.

“Calciomercato” ka shkruar të mërkurën se Torino tashmë ka arritur marrëveshje me Atalantan për Miranchukun.

Miranchuk do të huazohet për një vit te Torino, ekip që ka të drejtën e blerjes së tij për 12 milionë euro.

26-vjeçari iu bashkua Atalantas në vitin 2020 nga Lokomotiva e Moskës për 15 milionë euro, por nuk bindi me paraqitje të mira.

Te Torino, Miranchuk po shihet si përforcim i rëndësishëm për repartin e mesfushës.