Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Torino barazon në shtëpi

Torino nuk ka arritur të fitoj në shtëpi. Torino luajti baras kundër Cremoneses, në kuadër të javës së 23-të të Serie A italiane. Ndeshja e luajtur të hënën mbrëma përfundoi me rezultatin 2:2. Torino kaloi në epërsi në minutën e 41-të me golin e shënuar nga Antonio Sanabria. Ai realizoi nga penalltia.

Cremonese më pas barazoi rezultatin në minutën e 54-t nëpërmjet Frank Tsadjout. Cremonese në minutën e 74-t kaloi në epërsi me golin e Emanuele Valerit, derisa Wilfried Singo shpëtoi Torinon nga disfata. Torino është në vendi ne nëntë me 31 pikë, kurse Cremonese në vendin e fundit me nëntë pikë. Mërgim Vojvoda luajti deri në minutën e 93-të për Torinon.