Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tonali në dyshim ndaj Cagliarit, kthehet Giroud

Mesfushori i Milanit, Sandro Tonali, është në dyshim për ndeshjen e së shtunës ndaj Cagliarit, ndërsa Olivier Giroud është kthyer dhe është favorit për të luajtur para Zlatan Ibrahimoviqit.

“Rossonerët” synojnë të mbesin në krye të tabelës në Serie A në ndeshjen në udhëtim te Cagliari.

“Calciomercato” ka shkruar të enjten se Tonali mund të mos jetë i gatshëm për shkak se është i sëmurë.

Ibrahimoviqi është i gatshëm për lojë pas dëmtimit që e pati në tendinën e Akilit, ndërsa luajti në minutat e fundit në duelet kundër Napolit dhe Empolit. Por, është thënë se ai ende nuk është i gatshëm të luajë nga minuta e parë.

Artikuj të ngjashëm