Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tonali mund t’i mungojë Milanit ndaj Udineses

Sandro Tonali mund t’i mungojë Milanit në ndeshjen e parë të sezonit të ri në Serie A.

Milani do ta nisë mbrojtjen e titullit të shtunën në “San Siro” kundër Udineses.

Tonali u lëndua në ndeshjen miqësore kundër Vicenzës.

Sipas njoftimit të klubit, ekzaminimet mjekësore të kryera të hënën në mëngjes, kanë zbuluar se nuk bëhet fjalë për lëndim të rëndë.

Megjithatë, 22-vjeçari mbetet në dyshim ndaj Udineses.

Gjendja e tij fizike duhet të shikohet me kujdes.