Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tomori bind drejtuesit e Milanit

Fikayo Tomori do të mbetet te Milani. Mbrojtësi anglez, që është i huazuar nga Chelsea, ka bindur drejtuesit e klubit për ta blerë kartonin e tij.

23-vjeçari ka luajtur në 12 ndeshje që prej huazimit te “kuqezinjtë”.

Krerët e klubit italian do t’ia paguajnë rreth 25 milionë euro dëmshpërblim ekipit anglez për të nënshkruar kontratë të përhershme me lojtarin.

Mediat italiane kanë bërë të ditur se Tomori do të nënshkruajë kontratë katërvjeçare me skuadrën e Milanit.