Mesfushori francez Corentin Tolisso i është ofruar Interin dhe kampioni në fuqi i Italisë, ka mundësinë e transferimit të tij falas në fund të këtij edicioni. Tolisso ka vendosur të largohet n ga Bayerni si lojtar i lirë kur i skadon kontrata në fund të këtij edicioni, dhe agjenti i tij tashmë është në kontakte me Interin.
27-vjeçari këtë edicion ka pasur hapësirë të vogël te Bayerni, ekip të cilit iu bashkua në vitin 2017 nga Lyoni. Ai deri më tani, ka vetëm 262 minuta lojë në tetë paraqitje te skuadra bavareze. Megjithatë, krahas Interit, interesim për transferimin e Tolissos kanë shfaqur edhe Tottenhami, Roma e Juventusi.