Qendërmbrojtësi i Barcelonës, francezi Jean-Clair Todibo, pritet që karrierën ta vazhdojë në Serie A, pasi në janar mund t’i bashkohet skuadrës së Milanit.
Mediumet spanjolle kanë raportuar të martën se Barcelona është pajtuar ta huazojë Todibon te skuadra e Milanit për gjashtë muaj për të fituar përvojë, transmeton Koha Ditore.
Gjithashtu, ekipi italian do të ketë edhe të drejtën e blerjes së tij në fund të edicionit për 15 milionë euro dëmshpërblim.
Todibo, 19-vjeçar, këtë edicion ka vetëm tri paraqitje te Barcelona dhe nuk bën pjesë në planet e trajnerit Ernesto Valverde.
Ai te Barcelona është transferuar në janar të këtij viti nga skuadra e Toulouset për tetë milionë euro dëmshpërblim. Todibo ka kontratë me ekipin spanjoll deri në verën e vitit 2023.