Sport

Tmushiq operohet me sukses

Basketbollisti Mikaile Tmushiq e ka kryer operimin me sukses, ka njoftuar të premten skuadra e Trepçës.

Ekipi nga Mitrovica një ditë më herët njoftoi se shkaku i lëndimit të pësuar në ndeshjen e fundit ndaj Sigal Prishtinës, Tmushiq ishte i detyruar t’i nënshtrohet një intervimi kirurgjik.

Mbetet te shihet se për sa kohë do të jetë jashtë fushe.

Te Trepça kanë thënë se do të njoftojnë me kohë për kohën e rehabilitimit të Tmushiqit.

Tmushiq iu bashkua Trepçës para fillimit të këtij edicioni nga Golden Eagle Ylli, ekip me të cilin sezonin e shkuar e fitoi titullin e kampionit.