Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tjetër trajner grek te skuadra e Dritës

Pas trajnerit Akis Vavalis, skuadra e Dritës në radhët e veta ka sjellë një tjetër trajner grek. Trajneri atletik, Christos Vorgiatzidis ka firmosur kontratë të mërkurën gjatë ditës, ndërsa lajmi është bërë zyrtar nga skuadra e Dritës në Facebook.

“Përgatitësi atletik, Christos Vorgiatzidis, pjesë e stafit tonë. Klubi jonë FC Drita ka plotësuar stafin teknik me trajnerin atletik, Christos Vorgiatzidis. Christos sot ka firmosur kontratën dhe do të zë vendin e Andi Kullit, që mbylli bashkëpunimin në fund të sezonit të kaluar, dhe kështu Christo do të plotësojë shtabin teknik të trajnerit Vavalis. Klubi jonë i dëshiron mirëseardhje Christos në familjen bardhë e kaltër!. Mirë se vjen Christo”, ka shkruar Drita në Facebook.