Ish-sulmuesi i Holandës, Bas Dost, ka kolapsuar në fushë në një tjetër incident të frikshëm në “Eredivisie” të Holandës.
Sulmuesi i NEC Nijmegenit ra në qendër të fushës pa ndjenja, kur ndeshja me AZ Alkmaarin po shkonte drejt fundit të dielën.
Ekipet mjekësore kanë vrapuar për t’i dhënë atij ndihmën e parë.
Për fat të mirë, klubi i Nijmegenit ka konfirmuar se 34-vjeçari tani është i vetëdijshëm dhe po lëvizë.
Ndeshja është ndërprerë deri në një njoftim të radhës.
Dost është larguar me barelë dhe ka marrë duartrokitje nga të pranishmit.
Ai ka tri gola të shënuar në këtë edicion. Realizoi edhe në duelin në udhëtim ndaj AZ Alkmaarit në minutën e 11-të, para se të ndodhte incidenti.
Dost ka luajtur 18 ndeshje me Holandën dhe ka shënuar një gol e tri asistime.
Ndeshja e tij e fundit ka qenë kundër Anglisë në mars të vitit 2018.
Më herët karrierë ka bërë edhe te Ëolfsburgu, Sportingu, Frankfurti, Club Brugge e Utrechti.