Baseli po kalon periudhë shumë të vështirë. Skuadra ku paraqitet Taulant Xhaka, të dielën pësoi 3:0 nga Lausanne.
Ndeshja i takoi xhiros së 12-të të Superligës së Zvicrës. Xhaka e kompletoi ndeshjen në qendër të mesfushës.
Baseli është i fundit në klasifikim me vetëm pesë pikë nga 11 ndeshje. Baseli llogaritet prej skuadrave kryesore në Zvicër.