Dortmundi ka bërë tjetër gabim në luftën për titull kampioni në elitën e futbollit gjerman, por ka vazhduar serinë pa humbje.
Dortmundi të premten mbrëma barazoi pa gola në udhëtim te Heidenheimi, në ndeshjen e xhiros së 20-të të Bundesligës.
Ishte ndeshja e shtatë rresht pa disfatë për Dortmundin në të gjitha garat, pa i përfshirë miqësoret.
Donyell Malenit të vizitorëve iu anulua një gol në minutën e 26-të.
Dortmundi pas 20 ndeshjeve të luajtura ka 37 pikë në pozitën e katërt.
Heidenheimi, që barazoi në ndeshjen e katërt rresht në Bundesligë, është në mesin e tabelës me 24 pikë.