Mesfushori i Shqipërisë, Ylber Ramadani ka luajtur deri në minutën e 77-të për Leccen që shmangi në minutën e 99-të disfatën nga Bologna të dielën. Golin e barazimit e shënoi Roberto Piccoli nga penalltia. Charalampos Lykogiannis shënoi për Bolognan në minutën e 68-të.
Ndeshja e zhvilluar të dielën përfundoi baras, 1:1. Ishte barazimi i tretë rresht për Leccen në Serie A. Lecce ka fituar 16 pikë nga 14 ndeshje. Ka shënuar tri fitore, shtatë barazime e katër humbje. Fitoren e fundit e ka ndaj Genoas më 22 shtator. Ramadani në minutën e 45-të u ndëshkua me karton të verdhë. Medon Berisha dhe Kastriot Dermaku qëndruan në stol te Lecce.
Artikuj të ngjashëm