Ylber Ramadani luajti në qendër të mesfushës te Lecce që fitoi pikë nga udhëtimi tek Udinese.
Të hënën mbrëma në kuadër të xhiros së nëntë të Serie A, Udinese e Lecce barazuan 1:1. Ramadani e kompletoi ndeshjen, ndërsa u ndëshkua me karton të verdhë.
Ai është i padiskutueshëm në përbërjen bazë të Lecces që renditet e dhjeta në kampionatin italian me 13 pikë nga nëntë ndeshje. Udinese i ka vetëm gjashtë pikë dhe renditet e 17-ta. Florian Thauvin kaloi në epërsi Udinesen me golin nga penalltia në minutën e 49-të. Roberto Piccoli i siguroi pikën Lecces me golin e minutës së 83-të.
Artikuj të ngjashëm