Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tjetër barazim për Bayernin në Bundesligë

Bayerni ka lëshuar sërish pikë në Bundesligën e Gjermanisë.

Të martën mbrëma, Bayerni luajti 1:1 në shtëpi me Koelnin. Ndeshja i ka takuar xhiros së 17-të të kampionatit gjerman.

Bayerni kishte luajtur 1:1 edhe të premten me RB Leipzigun.

Pikën, Bayerni e siguroi falë golit të shënuar në minutën e 90-të nga Joshua Kimmich. Koelni ishte në epërsi prej minutës së katërt. Ellyes Skhiri ishte realizator.

Bayerni është lider me 36 pikë. Leipzigu është i dyti me 32 pikë.

Artikuj të ngjashëm