Bayerni ka fituar vetëm një pikë në ndeshjen e parë të vitit në Bundesligë. Bundesliga ka vazhduar të premten, kurse ndeshjet e kaluara ishin luajtur më 13 nëntor. Skuadrat gjermane kanë pushuar më gjatë se ato të vendeve tjera me liga të forta.
Bayerni ka barazuar 1:1 në udhëtim ndaj RB Leipzigut. Ndeshja e hapi xhiron e 16-të të Bundesligës.
Eric Maxim Choupo-Moting kaloi në epërsi Bayernin në minutën e 37-të, ndërsa për 1:1 shënoi Marcel Halstenberg në minutën e 52-të.
Bayerni është lider me 35 pikë, ndërsa Leipzigu është i treti me 29 pikë. I dyti është Freiburgu me 30 pikë. Kështu, gara për titull në Bundesligë mbetet e hapur.
Bayerni nuk kishte lëshuar pikë që nga 8 tetori, kur barazoi 2:2 me Dortmundin.