Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tite nuk i fton tre yjet e Arsenalit

Përzgjedhësi i Brazilit, Tite, nuk e ka ftuar treshen e Arsenalit, Gabriel Jesus, Gabriel Martinelli dhe Garbiel Magalhaes, për ndeshjet përgatitore para Kupës së Botës.

Të tre futbollistët kanë qenë prej më meritorëve për sukseset e Arsenalit në fillim të sezonit.

Si rezultat i paraqitjeve të mira, Arsenali kryeson në Premier League pas gjashtë ndeshjeve.

Por, që të tre futbollistët e përmendur, nuk do të luajnë për Brazilin në ndeshjet miqësore kundër Ganës dhe Tunizisë në muajin shtator.