Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Martinelli i vendosur për ta dëshmuar veten

Sulmuesi i Arsenalit, Gabriel Martinelli, ka insistuar se ka merituar të ftohet nga Brazili për Kupën e Botës, përkundër dyshimeve të mëdha për aftësitë e tij. 21-vjeçari është i bindur se nëse përzgjedhësi Tite ia jep rastin në turneun e Katarit, atëherë do t’ua dëshmojë të gjithëve se pse është ftuar te Brazili para Roberto Firminos.

Martinelli kishte debutuar te Brazili në muajin mars dhe ka impresionuar trajnerin Tite, i cili ka vendosur ta përfshijë në listën përfundimtare të ekipit të tij. Po ashtu, ai ka shkëlqyer këtë sezon tek Arsenali, ku ka shënuar pesë gola dhe ka bërë dy asistime në 14 ndeshje kampionale.

“Nuk u kushtoj shumë vëmendje personave që nuk më njohin dhe më kritikojnë. Unë jam i fokusuar në futboll dhe shpresoj ta kem rastin të luaj në Botëror për të dëshmuar se e kam merituar plotësisht ftesën”, ka thënë Martinelli

 Brazili ndeshjen e parë në Katar, e luan të enjten mbrëma kundër Serbinë në kuadër të Grupit G. Pjesë e këtij grupi, janë edhe Zvicra e Kameruni.