Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Martinelli merr ftesë nga Brazili për herë të parë

Përzgjedhësi i Brazilit, Tite, e ka ftuar sulmuesin e Arsenalit, Gabriel Martinelli, për herën e parë.

Martinelli do të jetë në përfaqësuesen braziliane për dy ndeshjet kualifikuese në fund të këtij muaji.

Lajmi është bërë publik të premten.

Megjithatë, në listën e përzgjedhësit Tite nuk janë përfshirë sulmuesi i Manchester Cityt, Gabriel Jesus dhe sulmuesi i Liverpoolit, Roberto Firmino.

Neymari, i cili nuk ka luajtur për Brazilin në tri ndeshjet e fundit kualifikuese, është rikthyer në skuadër.

Lideri i grupit, Brazili, që tashmë e ka siguruar kualifikimin në Kupën e Botës në Katar, do të luajë kundër Kilit në “Maracana Stadium” në Rio de Janeiro më 24 mars.

Pesë ditë më vonë, “Seleçao” viziton Bolivinë.

Konfederata e Futbollit brazilian ka thënë të premten po ashtu se do të luajë pesë ndeshje miqësore para Kupës së Botës, por kundërshtarët nuk janë bërë të ditur.

Artikuj të ngjashëm