Gabriel Magalhaes është parë duke i vënë akull gjurit të tij dhe dështoi ta përfundonte ndeshjen me Barzilin në debutim.
Mbrojtësi i Arsenalit u zëvendësua në minutën e 85-t.
Më herët gjatë ndeshjes, mbrojtësi i Bolivisë, Diego Bejarano, e qëlloi mbrojtësin e Arsenalit në gjoks me gju, pas ndërhyrjes shumë të ashpër.
Brazili fitoi ndaj Bolivisë 5:1, në ndeshjen kualifikuese për në Kampionatin Botëror.
Gjendja fizike e Gabrielit është shqetësim për trajnerin e Arsenalit, Mikel Arteta.
Edhe
Gabrieli i Arsenalit e humb sezonin
Arteta do të jetë edhe pa Jurrien Timberin që lëndoi ligamentin e gjurit më herët gjatë sezonit të ri.
Pas pushimit të ndeshjeve të përfaqësueseve, Arsenali do të ballafaqohet me Evertonin në Premier League, më 17 shtator.