Përzgjedhësi i Brazilit, Tite ka njoftuar të premten se do të largohet nga ky post me të përfunduar Kampionati Botëror “Katari 2022”.
Tite në një intervistë për mediumet braziliane, ka thënë se ciklit të tij i ka ardhur fundi dhe për këtë arsye ka vendosur të largohet.
Ai është në krye të Brazilit prej vitit 2016, ndërsa në Botërorin e vitit 2018 e dërgoi deri në çerekfinale përpara se ta fitojë Kupën e Amerikës një vit më vonë.
“Unë do të jem në krye të Brazilit deri në fund të Kampionatit Botëror. Unë jam i fokusuar për ta bërë punën time siç është më së miri por duhet pranuar se ciklit tim te Brazili i ka ardhur fundi. Pas Botërorit, do të largohem”, ka thënë Tite 60-vjeçar.