Tirana ka pësuar disfatë në ndeshjen e parë të raundit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.
Skuadra e Superiores së Shqipërisë të enjten mbrëma, u mposht në udhëtim nga skuadra e madhe turke, Beshiktash, me rezultatin 3:1.
Onur Bulut në minutën e 21-të dhe Jackson Muleka në minutën e 42-të, shënuan golat për Beshiktashin në pjesën e parë.
Për Tiranën në minutën e 83-të shënoi sulmuesi brazilian, Kaina.
Beshiktashi shënoi edhe me sulmuesin turk, Semih Kilicsoy, në minutën e katërt të kohës shtesë. Ai vendosi rezultatin final të këtij takimi.
Ndeshja kthyese zhvillohet pas një jave në “Air Albania” në Tiranë.