Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Beshiktashi fiton edhe në “Air Albania” ndaj Tiranës

Tirana është mposhtur nga skuadra e madhe turke, Beshiktash, edhe në shtëpi, në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.

Tirana të enjten mbrëma humbi me rezultatin 2:0 dhe është eliminuar nga Liga e Konferencës.

Kjo ishte ndeshja kthyese e raundit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës. Daniel Amartey shënoi për mysafirët në minutën e 57-të, ndërsa nga minuta e 66-të, turqit mbetën me një futbollist më pak në fushë. Mbrojtësi Arthur Masuaku u ndëshkua direkt me të kuq.

Pavarësisht se me një lojtar më pak, Beshiktashi shënoi edhe një tjetër gol me sulmuesin Vincent Aboubakar, në minutën e 75-të. Në rrethin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës, Beshiktashi do të luajë kundër Neftci Bakusë të Azerbajxhanit.