Tinejxherja kanadeze Leylah Fernandez po vazhdon me befasi në turneun Grand Slam të tenisit “US Open”.
Fernandez 19-vjeçare ka mposhtur gjermanen Angelique Kerber, kampionen e vitit 2016, me 2:1 në sete (4:6, 7:6 dhe 6:2), duke arritur në çerekfinale.
Fernandez në “US Open” mposhti edhe kampionen e vitit të kaluar Naomi Osakan.
Në çerekfinale ajo do të përballet me bartësen numër pesë, Elina Svitolinan e Ukrainës.
“Kam punuar shumë që nga dita kur kam nisur të luaj tenis. Kam pritur që një ditë loja ime e tenisit do të përmirësohet dhe do të jem në skenën e madhe para shumë tifozëve dhe do të arrijë fitore”, ka thënë Fernandez.