Një plejadë e shahistëve të rinj ka filluar gradualisht të marrë në duar “frerët” e këtij sporti. Dhjetëra shahistë të rinj, të moshës 16-20 vjeçare, po japin sinjale se brenda një kohe do të ndërrojnë gjeneratën e vjetër.
Këtij grupi të rinjve i prin Nderim Saraçi, kampion i katërfishtë i Kosovës në konkurrencën e juniorëve dhe sendorëve, si dhe shahisti më i mirë në vend, shkruan sot “Koha Ditore”.
Emrat që po shkojnë hapave të Saraçit janë Muhamet Asllani, Endrit Uruqi, Laberion Ajvazi, Shqipdon Mehmeti, Korab Saraçi e disa të tjerë.
Kjo gjeneratë e gëzon pa masë edhe Federatën e Shahut të Kosovës (FSHK). Kreu i saj, Nysret Avdiu, krenohet me brezin e ri që së shpejti do të pushtojë skenën e këtij sporti... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.