Paris Saint Germain humbi finalen e madhe të Ligës së Kampionëve mbrëmjen e së dielës në Lisbonë ndaj Bayern Mynihut.
Kaq mjaftoi që rreth stadiumit “Parc De Prince” në Paris, tifozët të nisin përleshjen me forcat e policisë. Por tensionet u shtuan pas përfundimit të sfidës.
Mediat franceze flasin për akte vandale, që u kthyen në një guerilje të vërtetë me thyerje të dyqaneve dhe përleshje me policinë.
Sipas njoftimit zyrtar, policia e Parisit ka bërë të ditur se janë arrestuar 148 persona. Ndërkohë, mediat në vend flasin edhe për dhjetëra të lënduar nga përleshjet e dhunshme.
Parisi humbi me rezultatin minimal 1:0.
Artikuj të ngjashëm
-
PSG-ja feston titullin evropian pas natës së zjarrtë
-
Festa për fitoren e PSG-së kthehet në kaos, qindra të arrestuar në Francë
-
127 të arrestuar në Paris
-
Dy të vdekur në Paris gjatë festimeve të fitores së PSG-së në Ligën e Kampionëve
-
Qindra të arrestuar në përleshjet në Paris, pas fitores së PSG-së në finalen e Championsit