Grupi i tifozëve kuqezi protestuan pasditen e sotme para kryeministrisë kundër ekstradimit në Serbi të Ismail Morinës, i njohur si Ballisti.
“Liri Ballistit” ishte thirrja që dominoi protestën ndërsa nuk munguan dhe këngë e thirrje kombëtare.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPas Kryeministrisë së Shqipërisë, grupi i tifozëve u zhvendos para Ambasadës kroate në Shqipëri, transmeton Ora News.
Në Tiranë autoritetet janë vënë në lëvizje për të shmangur ekstradimin drejt Serbisë të Ismail Morinës, tifozit shqiptar që ngriti dronin me simbolet kombëtare në stadiumin e Beogradit gjatë ndeshjes së futbollit mes kombëtares serbe dhe asaj të Shqipërisë në vitin 2014.
Morina, u ndalua disa javë më parë në Kroaci, nga autoritetet e këtij vendi, pasi u gjet pa dokumente identifikimi.
Një gjykatë kroate e Shkallës së Parë, ka vendosur tanimë në favor të ekstradimit në bazë të një urdhërarresti ndërkombëtar lëshuar nga autoritetet serbe, pikërisht për ngjarjen e 2014, ku ndaj lojtarëve shqiptarë më pas u ushtrua edhe dhunë nga tifozët e ekipit të Serbisë.