Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tifozët e Unionit po e presin ngjitjen e shumëpritur në Bundesligë

Tymi i salsiçeve të pjekura në skarë mbushi ajrin dhe birra vazhdohej të pihej me të madhe, ndërsa tifozët e Union Berlinit po festonin bërjen e një hapi tjetër para drejt ngjitjes në Bundesligën gjermane.

Ata qëndruan gjatë pas fitores 3:0 të skuadrës të dielën ndaj Magdeburgut, ulur në tavolinat mes drunjve afër stadiumit. Ngrinin dolli vazhdimisht dhe këndonin për ngjitjen në elitë për herë të parë.

Kur ka mbetur edhe një xhiro deri në fund, Unioni e ka gati të siguruar një vend për të luajtur në barazh për ngjitje në Bundesligë, ku do të takohej me skuadrën e 16-të në Bundesligë. Por skuadra mund të sigurojë ngjitjen direkte në Bundesligë nëse e mposht Bochumin të dielën dhe Paderboni pëson humbje ose barazon në udhëtim ndaj Dynamo Dresdenit në të njëjtën kohë.

Paderborni aktualisht është një pikë para Unionit. Zë vendin e dytë dhe është në pozitë më të mirë për t'iu bashkuar Koelnit në elitën gjermane. Koelni ka siguruar vendin e parë në Bundesliga 2... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)