Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tifozët e Torinos duan Berishën në portë para serbit Milinkoviq-Saviq

Tifozëve të Torinos u ka humbur durimi me portierin Vanja Milinkoviq-Saviq, i cili këtë edicion është titullar i padiskutueshëm në portë.

Në një sondazh të bërë, tifozët e ekipit nga Serie A po kërkojnë ndërrim të portë duke preferuar Etrit Berishën apo edhe Luca Gemellon para portierit serb.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Dy gabimet e Milinkoviq-Saviqit në humbjen 2:0 ndaj Udineses në xhiron e fundit, duket se kanë mbushur kupën e tifozëve të Torinos. Në fakt, këto nuk janë gabimet e vetme te portierit Milinkoviq-Saviq, i cili kohët e fundit nuk ka pasur aspak paraqitje të mira.

69 për qind të votuesve në sondazhin e publikuar kanë humbur besimin në serbin dhe po kërkojnë ndryshim, gjë që pritet të reflektojë në ndeshjen e ardhshme ndaj Venezias.

Sajti “Toro.it” ka shkruar se Milinkoviq-Saviq pritet të ulet në bankën e rezervistëve nga trajneri Ivan Juriq, i cili pritet të vendos mes Berishës dhe Gemellos për të qenë titullar ndaj Venezias, duel që luhet të shtunën.

Milinkoviq-Saviq këtë sezon ka 23 paraqitje për Torinon në të gjitha garat derisa Berisha e Gemello kanë vetëm nga një. Berisha është aktivizuar në një ndeshje të kupës derisa Gemello të kampionatit.