Tifozët e Milanit po bëjnë thirrje që Simon Kjaer të bëhet kapiten i ri i “Rossonerëve”, raporton “la Gazzetta dello Sport”.
Kjaer mori vëmendjen të shtunën për veprimin e tij vendimtar për të ndihmuar mesfushorin e Danimarkës, Christian Erkiksen. Qendërmbrojtësi ndërhyri menjëherë për ta ndihmuar Eriksenin që pësoi kolaps në ndeshjen hapëse të Evropianit kundër Finlandës.
Ndërsa kapiteni i Danimarkës tregoi edhe nivel të lartë të organizimit të skuadrës për të mos dalë në publik mediat Trajneri Stefano Pioli dhe ekipi do të diskutojnë çështjen dhe nuk përjashtohet që shiriti i kapitenit t’i besohet Kjaerit që iu bashkua Milanit në janar të vitit 2020.