Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tifozët e Leicesterit vendosin kurora lulesh në stadium pas aksidentit tragjik

Tifozët e përlotur të Leicester Cityt janë mbledhur dhe kanë vendosur lule në stadiumin “King Power” të dielën, pas raportimeve se pronari i klubit ishte në helikopterin që u rrëzua dhe shpërtheu në zjarr të shtunën mbrëma.

Helikopteri - në të cilin raportohet se ishte pronari i popullarizuar Vichai Srivaddhanaprabha dhe dy pilotët - është rrëzuar në kthesë në parkun e veturave pak momente pasi është ngritur nga qendra e fushës pas ndeshjes së Premier Leagues të së shtunës mes Leicesterit dhe West Ham Unitedit.

Raportimet e mëhershme kanë thënë se edhe vajza e pronarit ishte në helikopter, ndonëse ato janë mohuar nga burime të Leicester Cityt, shkruan “Daily Mail”, transmeton “Koha Ditore”. Por BBC ka raportuar se një burim i familjes së miliarderit tajlandez ka konfirmuar se pronari ishte në helikopter.

Tifozët që janë mbledhur në stadium në mëngjesin e së dielës e kanë quajtur “ditën më të errët” në histori të Leicesterit, duke i dhënë nderimet pronarit që ndihmoi skuadrën drejt triumfit të madh në Premier League në vitin 2016.

Policia ende nuk ka komentuar për Srivaddhanaprahban 60-vjeçar që ka katër fëmijë. Me tifozët duke pritur për lajme, policia ka thënë pasditen e së dielës se po punon me një numër të agjencive për të lëshuar një komunikatë.

Helikopteri i Srivaddhanaprabhas ishte duke shkuar në drejtim të aeroportit të Lutonit, ku pronari po pritej të nisej për në Tajlandë.

Edhe Ranieri kthehet në Leicester për të nderuar viktimat Sport Ranieri kthehet në Leicester për të nderuar viktimat

Dëshmitarët kanë treguar se motori i helikopterit ishte ndalur në ajër dhe helikopteri ishte rrëzuar diku rreth orës 20:45 të shtunën.

(Më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)