Helikopteri i presidentit të Leicester Cityt, Vichai Srivaddhanaprabh është përplasur jashtë stadiumit King Power pas meçit që ekipi i tij e zhvilloi ndaj West Hamit, raportojnë mediat britanike.
Ende nuk është e qartë nëse presidenti i Leicesterit ishte në helikopter kur u përplas në parking, transmeton Koha.net.
Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Leicesterit.
Mediat britanike raportojnë se zakonisht presidenti Srivaddhanaprabh udhëton me helikopter pas ndeshjeve të Leicesterit në shtëpi.
Ai bleu klubin në gusht 2010, derisa është emëruar president në shkurt 2011.
Artikuj të ngjashëm