Pronari i Leicester Cityt, Vichai Srivaddhanaprabha ishte në helikopterin e tij në momentin e përplasjes në parkingun e veturave jashtë stadiumit të klubit të tij, të shtunën në mbrëmje, sipas burimeve të BBC-së.
Ky medium raporton se në afërsi të vendit të ngjarjes ishte parë edhe portieri i ekipit të parë, Kasper Schmeichel.
Akoma s’dihet se sa njerëz tjerë ishin në bord në momentin e rrëzimit.
Rrëzimi i helikopterit u bë një orë pas ndeshjes Leicester – West Ham në stadiumin “King Power”, ndeshje që u mbyll baraz 1 me 1.
Nën udhëheqjen e Srivaddhanaprabhait, Leicesteri fitoi Premier Ligën në vitin 2016, pavarësisht se ishte llogaritur autsajder.
Edhe
Rrëzohet helikopteri i pronarit të Leicesterit
Klubi akoma s’ka dhënë detaje për rastin pos që ka thënë se po e asiston policinë dhe sistemin emergjent lidhur me incidentin.
{gallery}
-
Pamje të reja të rrëzimit të helikopterit të pronarit të Leicesterit
-
Zbulohet identiteti i personave që vdiqën së bashku me pronarin e Leicester Cityt
-
Tifozët e Leicesterit vendosin kurora lulesh në stadium pas aksidentit tragjik
-
Leicesteri konfirmon vdekjen e presidentit dhe katër të tjerëve në aksidentin me helikopter