Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ranieri kthehet në Leicester për të nderuar viktimat

Ish-trajneri i Leicester Cityt, Claudio Ranieri, i ka nderuar viktimat e helikopterit të rrëzuar të shtunën, ku mbetën të vdekur pesë persona, përfshirë edhe Presidentin e klubit dhe biznesmenin tajlandez, Vichai Srivaddhanaprabha, transmeton KTV.

Ranieri e udhëhoqi Leicester Cityn nën pronësinë e Srivaddhanaprabhas, gjatë edicionit 2015/16 në Premier League, sezon ky në të cilin “Dhelprat” e fituan kampionatin për ta heshtur gjithë botën e futbollit.

Ranieri e la kurorën në pjesën kushtuar atij, afër stadiumit “King Power Stadium”, së bashku me djalin e pronarit të ndjerë dhe zëvendës-presidentin, Aiyawatt Srivaddhanaprabha.

Artikuj të ngjashëm