Tifozët e klubit të Serie A së Italisë, Lecce janë sulmuar nga qindra tifozë rivalë nga Bari, ndërsa ata po udhëtonin për në Romë për ndeshjen e të dielës kundër Romës, njoftojnë mediumet lokale, transmeton Koha.net.
Përleshjet kanë ndodhur në afërsi të Ofantos, që gjendet mes Barit dhe Foggias, në jug të Italisë.
Tifozët e klubit të Serie B, Bari kishin mbuluar rrugën me gozhda, duke detyruar ndaljen e autobusit që po transportonte tifozët e Lecces. Pati disa të lënduar dhe autobusi është djegur.
Bari ka lëshuar një komunikatë duke dënuar sulmin.
“Këto janë incidente që nuk kanë fare të bëjnë me vlerat që Bari gjithmonë i ka përkrahur dhe promovuar”, është shkruar në një komunikatë në faqen zyrtare të Barit.
Roma triumfoi 4:0 në ndeshjen ndaj Lecces.