Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tifozët e Kosovës marrin lajmin e pritur gjatë, Zeneli kthehet te Reimsi

Tifozët e Kosovës e kanë marrë një lajm të rëndësishëm para ndeshjes vendimtare me Maqedoninë Veriore. Një prej lojtarëve kryesorë të Kosovës, Arbër Zeneli, është kthyer në fushën e blertë pas mungesës së gjatë.

Pasi javën e kaluar luajti një pjesëlojë për ekipin e dytë të klubit francez, Reims, Zeneli të shtunën mbrëma u aktivizua për ekipin e parë të Reimsit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në kuadër të xhiros së 27-të të kampionatit francez, Reimsi luajti 1:1 në udhëtim me Monacon. Sulmuesi i krahut, Zeneli, u aktivizua në minutën e 85-të.

Ai ka munguar që nga 7 qershori i vitit të kaluar. Kishte pësuar lëndim të rëndë të gjurit në ndeshjen e Kosovës ndaj Malit të Zi. Mungesa e tij është vlerësuar shumë e madhe në takimet vendimtare të kualifikimeve për “Euro 2020”.