Ndeshja kthyese e raundit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës ndërmjet Tiranës dhe Beshiktashit, do të luhet më 3 gusht në stadiumin “Air Albania”.
Tifozët e flaktë të skuadrës së madhe turke do të udhëtojnë drejt Shqipërisë, ndërsa një grup i tifozëve pritet t’i bashkohet atyre nga Kosova. Faqja zyrtare e tifozëve të Beshiktashit në Prizren ka njoftuar të dielën se do të ketë organizim zyrtar për në stadium.
“Njoftim për ndeshjen Tirana – Beshiktash. Bileta e autobusit dhe bileta për lojë do të ketë çmimin e 35 eurove, ndërsa vetëm bileta e lojës ka çmimin e 25 eurove. Prioritet do të jetë shitja e biletave për anëtarët e grupit. Anëtarët që duan të blejnë bileta duhet të vijnë nga ora 20:00-22:00, nga e diela deri të martën. Ata që duan të blejnë bileta duhet ta kenë kartelën e anëtarësimit për vitin 2023. Anëtarët që vijnë me fëmijë marrin përgjegjësi vetë. Grupi nuk është përgjegjës nëse ka ndonjë komplikim të situatës. Asnjë person nën moshën 18-vjeçare nuk do të mund të vijë pa praninë e ndonjë të rrituri”, ka shkruar në Facebook faqja “Prizren Besiktaslilar Dernegi – Kosova”.
Ndeshjen e parë në Turqi, Beshiktashi e fitoi me rezultatin 3:1.
-
Shtohen linjat e autobusëve nga Aeroporti para ndeshjes Kosovë-Turqi
-
Dalin në shitje bileta për ndeshjen Kosovë – Turqi, për tifozët mysafirë
-
Dalin në shitje biletat për ndeshjet e qershorit
-
Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Shqipëri – Çeki
-
Te Ballkani konfirmojnë që ndeshja do të zhvillohet në Tiranë