Në sezonin e ardhshëm, futbollistët e Barcelonës do t'i kenë edhe një palë fanella me ngjyrë të bardhë, raportoi “Marca” të enjten.
Por kjo u kritikua nga komentues të shumtë në rrjetet sociale, duke e konsideruar ngjyrën e bardhë si të ekipit rival, Real Madridit.
“Barcelona me ndërresa të bardha? Turp. E bardha është e Real Madridit”, deklaroi një komentues në internet. Një gazetar spanjoll i sportit, tha se e bardha nuk është ngjyrë e Barcelonës dhe se ky ekip duhet të respektohet.
“Duhet t'i respektoni disa gjëra. Duhet të respektoni historinë e klubeve dhe ndjenjat e njerëzve. Simboli i Barcelonës mbi një fanellë të bardhë të Real Madridit është turp dhe shpresoj që askush të mos e blejë atë”, tha Jota Jordi.