Real Madridi ka befasuar me fanellën e re për edicionin 2021/22, e që është e zezë.
Por, skuadra madrilene e ka publikuar fanellën e veçantë për këtë edicion, për shkak të 120 vjetorit të klubit, i cili u themelua në mars të vitit 1902.
Kjo fanellë është dizajnuar nga japonezi Yohji Yamamoto, i cili i ka dizajnuar edhe fanellat e edicionit 2014-2015, në bashkëpunim me kompaninë e veshmbathjeve “Adidas”, brendi i cili është pjesë e Real Madridit prej vitit 2002.
Kjo fanellë për herë të parë do të përdoret nga lojtarët e Real Madridit në duelin kundër Barcelonës në “El Clasico” të dielën e ardhshme, më 20 mars, në stadiumin “Santiago Bernabeu”.
Shitja e tyre do të nis nga 18 marsi, por nuk dihet ende çmimi.