Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tifozët e Argjentinës po vlerësohen më të flaktit

Tifozet argjentinas ne Katar

Argjentina ka pasur tifozët më të zjarrtë në këtë Kupë të Botës, ka shkruar “Associated Press” të dielën.

Ata janë të njohur për këngët ritmike, daullet e pandërprera dhe tifozërinë e flaktë.

Argjentina e fitoi Kupën e Botës në vitin 1978 dhe 1986 dhe humbi në finale tri herë.

Entuziazmi për të triumfuar në finalen ndaj Francës është rritur shumë, pasi Argjentina në skuadër si lider e ka Lionel Messin.