Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tiafoe kthen argëtimin te tenisi dhe fitorja pason

Frances Tiafoe dukej i gatshëm për sukses në skenën e madhe të tenisit në periferi të Lisbonës, derisa nuk iu dha një shishe shampanjë për të festuar pas finales të dielën.

Tiafoe, që doli nënkampion në turne, dështoi ta hapte shishen për disa minuta dhe u ndihmua nga një anëtar i stafit organizues të turneut. “E tmerrshme”, tha Tiafoe, në një intervistë pas finales. “Duhet bërë punë në këtë”.

Tiafoe 20-vjeçar ishte tenisti më i ri amerikan që arriti në një finale në fushë me argjilë në Evropë në 28 vjet, shkruan “The New York Times”, transmeton “Koha Ditore”. Andre Agassi ishte dy muaj më i ri kur arriti në finale të Grand Slamit “Roland Garros”.

Tiafoe pësoi 6:4, 6:4 në finale të “Estoril Open” nga Joao Sousa, që është kampioni i parë portugez në këtë nivel në Portugali.

“Ai është djalë fenomenal dhe po përmirësohet shumë”, thotë Sousa 29-vjeçar për Tiafoen. “Ai do të arrijë në shumë finale”.

Duke luajtur në prani të një tifozërie që unanimisht ka përkrahur kundërshtarin ka qenë përvojë e re dhe nuk ishte ndjenjë e mirë për Tiafoen. Por ka pasur shumë gjëra pozitive nga java. Performanca e tij në gjysmëfinale, triumfi 6:2, 6:3 ndaj tenistit numër 11 në botë, Pablo Carreno Busta, ishte veçanërisht impresiv. Ai po ashtu arriti të shpëtonte nga tri meç-pikë, sa i kishte Tennys Sandgren në raundin e parë dhe e mposhti atë.

Edhe Andreeva e fiton turneun Grand Slam “French Open” Sporte të tjera Andreeva e fiton turneun Grand Slam “French Open”

“Ka qenë një javë e pabesueshme dhe shpresoj që mund të vazhdoj me këtë ritëm”, ka deklaruar Tiafoe.

Ai ishte vlerësuar një prej talenteve më të mëdha të gjeneratës së vet, por që kur doli në rangun profesionist në vitin 2015, ka arritur relativisht pak sukses.

Ai ra në sy kur humbi me 3:2 në sete në rrethin e parë të “US Open” nga John Isneri në vitin 2016 dhe nga Roger Federeri në vitin 2017. Por duke hyrë në stinorin 2018, Tiafoe kishte fituar vetëm nëntë nga 38 meçet në karrierë në turnetë e ATP-së. Vetëm një nga ato fitore erdhi ndaj një tenisti të Top 30 të renditjes botërore... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)