Marcus Thuram, 25-vjeçar, ka zhvilluar 10 paraqitje për Francën, kurse vëllai i tij i vogël, mesfushori Khephren Thuram, është në rritje në karrierë.
Khephreni është 22-vjeçar, ndërsa luan në pozitën e mesfushorit defensiv te skuadra e Niceit në Francë.
Ai ka shënuar dy gola dhe ka tetë asistime në 44 paraqitje këtë sezon.
Këto shifra kanë marrë vëmendjen e skuadrës së Liverpoolit dhe trajnerit Juergen Klopp, që e shohin si zëvendësues në rast se nuk transferohet Jude Bellinghami.
“Independent” ka shkruar të shtunën se Thurami vlerësohet si zëvendësues ideal për mesfushën e “të kuqve”.
Thuram vlerësohet si lojtar shumë energjik dhe me aftësi të mira kur ka posedimin e topit.
Khephren Thuram ka vetëm një paraqitje për Përfaqësuesen e Francës.
Karrierën si futbollist e nisi te të rinjtë e Monacos.