Mesfushori Morten Thorsby është duke u vëzhguar nga kampioni i Italisë, Interi, raporton të hënën “Calciomercato”.
25-vjeçarit i kanë mbetur më pak se dy vjet për të përfunduar kontratën e tij aktuale dhe bisedimet për një rinovim kanë ngecur javët e fundit.
Interi tani po synon lëvizjen e tij gjatë afatit kalimtar të janarit dhe mund ta transferoj për 15 milionë euro.
Këtë edicion 25-vjeçari norvegjez në nëntë paraqitje ka shënuar dy gola për Sampdorian.