Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Thompson: Liverpooli duhet të shpenzojë shumë, dhe të gjejë një “Graeme Souness”

Legjenda e Liverpoolit, Phil Thompson beson se Jurgen Klopp duhet të shpenzojë shumë në verë, dhe të gjejë një Graeme Souness (ish-mesfushor i Liverpoolit) për mesfushën e tij.

“Të Kuqtë” kanë fituar vetëm një në shtatë ndeshjet e fundit, ndërsa të hënën u mposhtën nga ekipi jashtë forme Leicester, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Liverpooli duhet të shpenzojë shumë në verë, dhe të zëvendësojë shtyllën kurrizore të ekipit, që është një top portier, një top mbrojtës, një mesfushor qendror, dhe një sulmues kualitativ. Mendoj se qëkur Klopp është këtu ne kemi përfituar nga transferet, prandaj mendoj se duhet të ketë ca para”, është shprehur Thompson për Sky Sports.

“Nëse largohet Sturridge në verë, që duket se do të ndodhë nëse ai nuk luan, nuk do të ishte një shumë e madhe, por duhet të shpenzojmë shumë për një zëvendësim. Kemi nevojë për pak qëndrim dhe agresivitet, ndoshta një mjeshtër në qendër të mesfushës, ndoshta një Graeme Souness, apo nëse guxoj të them, një Roy Keane”, është shprehur ai.

Thompson pret që ish-ekipi i tij të merr rezultat pozitiv ndaj Arsenalit, të cilin e pret të shtunën në Anfield Road në kuadër të Premier Ligës, por thekson se një rezultat jo pozitiv do të rriste frustrimin.