Frank Thomas do të mbetet edhe për një periudhë të gjatë trajner i skuadrës nga Premier League, Brentford.
Ekipi anglez ka njoftuar të shtunën se Thomas ka firmosur kontratë të re, e cila do ta mbajë në krye të ekipit deri në verën e vitit 2027.
“Jemi të lumtur të njoftojmë se Frank Thomas ka firmosur kontratë të re deri në verën e vitit 2027”, thuhet në njoftimin e Brentfordit.
Trajneri nga Danirmarka është trajneri i Brightonit prej tetorit të vitit 2018.
Nën drejtimin e 49-vjeçarit Brentfordi është ngjitur në Premier League, ndërsa këtë sezon zë vendin e dhjetë në tabelë me 19 pikë pas 15 ndeshjeve të luajtura.