Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Thirrja e kapitenit të Izraelit: Kërkoni të liroheni për ndeshjen ndaj Kosovës

Kapiteni i Përfaqësueses së Izraerlit, Eli Desa u ka shkruar lojtarëve tjerë që të marrin leje nga klubet e tyre për t’u liruar më herët për ndeshjet e muajit të ardhshëm.

Ai ka thënë se e kanë detyrim në këtë moment ta përfaqësojnë Izraelin. Izraeli pritet t’i luajë katër ndeshje në muajin e ardhshëm.

Mediumet në Izrael kanë raportuar se ndeshjen kundër Kosovës me shumë gjasë do ta zhvillojnë më 12 nëntor, pastaj tri ditë më vonë kundër Zvicrës. Më 18 nëntor ndaj Rumanisë dhe më 21 nëntor kundër Andorrës.

Ndeshjet me Zvicrën dhe Kosovën janë shtyrë për shkak të situatës në Izrael. Për ndeshjen me Zvicrën dhe Rumaninë, mediumet në Izrael kanë raportuar se si opsion shihen Hungaria dhe Gjermania.