Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Thiago Silva vazhdon kontratën me Chelsean

Thiago Silva ka rënë dakord për vazhdimin e kontratës edhe për një sezon me Chelsean.

Mbrojtësi brazilian ka bërë 34 paraqitje këtë sezon me Blutë, duke shënuar dy herë. Ai ishte një nga figurat kyçe të skuadrës së Thomas Tuchel në fitimin e Ligës së Kampionëve, pavarësisht se pësoi lëndim në ndeshjen finale.

36-vjeçari u transferua te Chelsea verën e kaluar nga PSG-ja me parametra zero.