Thiago mund të bëhet vetëm lojtari i dytë në histori të Ligës së Kampionëve që e fiton titullin me tri skuadra të ndryshme. Në fitoren e Liverpoolit kundër Villarrealit, ai luajti rol të madh
Ajo që nisi me një pasim të saktë nga afër 55 metra për në këmbët e Mohamed Salah përfundoi me Thiagon që prodhoi një prej paraqitjeve më të mira. Ai theu një prej mbrojtjeve më të forta në Evropë aktualisht.
Jurgen Kloppi dhe Liverpooli e kanë një këmbë në finale të Ligës së Kampionëve, pas fitores 2:0 kundër Villarrealit, të mërkurën në gjysmëfinalen e parë.
Përderisa klubi është duke i ndjekur katër trofetë, një pjesë e historisë së futbollit mbështetet në mesfushorin spanjoll.
Clarence Seedorf aktualisht e mban vendin në librin Guiness, pasi e ka fituar Ligën e Kampionëve me tri klube të ndryshme, që është rekord. Ai triumfoi me Ajaxin, Real Madridin dhe AC Milanin.
Holandezi me famë kishte parashikuar se Cristiano Ronaldo mund ta barazojë këtë rekord, por me medaljen e fituesit nga edicioni 2010/11 (Barcelona) dhe 2019/20 (Bayern Munich) me emrin e tij, Thiago është vetëm dy ndeshje larg këtij suksesi.
Edhe
Thiago, “truri” prapa sulmit të Liverpoolit për katër trofetë
“E kam shijuar çdo periudhë të karrierës sime”, ka thënë Thiago, pasi e mori një tjetër çmim të “Lojtarit të Ndeshjes” në stadiumin “Anfield”.
“Sigurisht se e kam shijuar kohën time te Barcelona e te Bayerni, por këtu jam duke e shijuar 100 për qind”.
Mjeshtër i artit në mesfushë
Mundësia për t’u krahasuar me një nga mesfushorët më të mëdhenj në skenën e Evropës është një tjetër justifikim për dëshirën e Thiagos për të kërkuar “sfida të reja”, kur ai kërkoi t’i ndajë rrugët me Bayern Munichun në vitin 2020.
29-vjeçari iu referua asaj zgjedhjeje si “vendimi më i vështirë në karrierën e tij sportive”, ndërsa Karl-Heinz Rummenigge, në atë kohë shef ekzekutiv i skuadrës rekordmene gjermane, haptazi diskutoi për lotët që rrodhën kur kjo gjë ndodhi.
Që nga largimi i tij, Bayerni ua shtoi edhe dy tituj të Bundesligës shtatë të tjerëve, për të cilët kishte dhënë kontribut Thiago gjatë dominimit në këtë dekadë. Spanjolli ndërkohë sërish është gërshetuar në strukturën e një prej skuadrave më të suksesshme evropiane.
Kualitetet e paprekshme duke ia shtuar këtu edhe teknikën, prekjen dhe vizionin që e ka në majë të gishtërinjve, do të thonë se paraqitja e tij për 90 minuta duhet të shikohet nga afër për t’u vlerësuar plotësisht.
Edhe
Klopp kurrë nuk dyshoi në aftësitë e Thiagos për të luajtur për Liverpoolin
Ndeshja e fundit kundër Villarrealit ishte dëshmi.
“Kundër një skuadre si Villarreali duhej të kishim durim, por edhe të ishim vetja. Ky ishte çelësi”, tha Thiago. “Me të vërtetë u kënaqa me paraqitjen e ekipit, për mua është gjëja më e mirë, sepse në fund ne dëshirojmë ta dërgojmë nivelin sa më lart që është e mundur dhe një gjë të tillë bëmë sot”.
120 prekje dhe 96 për qind të pasimeve të sakta ishte ndikimi i tij në takimin kundër “Nëndetëses së verdhë”. Pati edhe disa momente të tjera, por spanjolli dha shkollë si orkestrues i mesfushës së Juergen Kloppit.
Thiago, lojtari që i duhej Liverpoolit
Trajnerët më të mirë parashohin probleme, por ndryshe nga koha te Dortmundi që u mbyll me një notë që nuk e meriton, Kloppi ka pasur rezerva për t’i adresuar problemet te “të kuqtë”.
Me Liverpoolin që luan futboll të fortë, ishte vendimtare që këtij brendi t’i jepej një impuls i freskët brenda një skuadre stabile, e cila nuk detyrohet që ta shesë ajkën e vet çdo sezon.
Kloppi ka arritur që të transferojë lojtarë, ndërsa ka evituar edhe problemin e mbrojtjes.
Edhe
Liverpooli njofton largimin e dy futbollistëve
Përderisa Diogo Jota dhe së fundmi Luis Diaz posedojnë energjinë dhe natyrën grabitqare të Kloppit, Thiago është sjellë në ekip për ta qetësuar situatën në mesin e fushës, derisa gjen hapësirat shumë të vogla për t’i dënuar ekipet në ndeshje të vështira.
Këto kualitete do të jenë sërish të nevojshme kur “të kuqtë” do të mundohen t’i japin “Nëndetëses së verdhë” një tjetër natë të vështirë, e ta afrojnë mjeshtrin spanjoll drejt një rekordi të veçantë.