Mbrojtësi i krahut të majtë, Theo Hernandez mund të mos paraqitet për Francën në ndeshjen finale të Botërorit kundër Argjentinës.
Mësohet se paraqitja e Hernandezit për duelin e së dielës është në dyshim dhe kjo po e shqetëson tej mase trajnerin Didier Deschamps.
Hernandez thuhet se po ka dhimbje në gju pas një lëndimi të vogël që e pësoi në gjysmëfinale ndaj Marokut, ku shënoi gol në fitoren 2:0.
Theo nuk ka stërvitur të premten paradite më ekipin dhe gjendja e tij do të monitorohen deri në ditën e finales.
Hernandez në turneun e Katarit ka regjistruar pesë paraqitje, ku krahas një goli ka bërë edhe dy asistime.